Mendoj se puna dhe përvoja e jetës sime, e rrëfyer në këtë libër në të gjithë komponentët e saj, do t’ju tregojë më mirë dhe më gjatë, dhe me analiza të hollësishme në krah, për mbrojtjen e punëve dhe të jetëve njerëzore në çastet vendimtare, veçanërisht, për gjetjen dhe ...lexo më poshtë
Mendoj se puna dhe përvoja e jetës sime, e rrëfyer në këtë libër në të gjithë komponentët e saj, do t’ju tregojë më mirë dhe më gjatë, dhe me analiza të hollësishme në krah, për mbrojtjen e punëve dhe të jetëve njerëzore në çastet vendimtare, veçanërisht, për gjetjen dhe mbrojtjen e të vërtetës së madhe, që është një dhe vetëm një, dhe që zor se e gjen dot lehtësisht. Po në këtë këndvështrim, përgjatë leximit, do të kuptohen dhe pasojat e kostove për njeriun e mirë dhe të drejtë, që me dije dhe guxim këmbëngul për ta gjetur dhe mbrojtur të vërtetën, deri dhe me sakrificat e mbijetesës. Ndryshe do ta mendoja si mëkat që ta jetosh jetën tënde, privilegj që të vjen vetëm njëherë, si një qenie e rëndomtë, sa për të frymuar