Hijet e muzgut

1300 L

Asgjë nuk duket ashtu siç është; asgjë nuk është ashtu si duket. Një grua, që mund të jenë dy, niset në një mision ndoshta krejt të ndryshëm nga ai që ka shpallur, mes një mugëtire ku nuk dihet nëse dielli i fshehur ka ndër mend të ngrihet lart apo ...lexo më poshtë

Përshkrim

Asgjë nuk duket ashtu siç është; asgjë nuk është ashtu si duket. Një grua, që mund të jenë dy, niset në një mision ndoshta krejt të ndryshëm nga ai që ka shpallur, mes një mugëtire ku nuk dihet nëse dielli i fshehur ka ndër mend të ngrihet lart apo të zhytet më thellë. Gruaja rrëfen një histori, që mund të jenë disa të tilla, të cilat ajo mendon se i di mirë, por që mund t’i dijë edhe gabim. Nga krijimi i botës e njeriu i parë, te Troja, Aleksandri i Madh, Pirroja, Teuta dhe Konstandini, gjithçka kalon përmes mjegullës që shumë e quajnë histori pellazgo-ilire.
Në vitin 326 Helena, nëna shtatëdhjetepesëvjeçare e Perandorit Konstandin u nis drejt Palestinës për atë që njihet si Kryqëzata e Parë. A mund të ketë qenë Helena më e interesuar ndaj krishterimit sesa Konstandini? Ishte djali që ndikoi nënën,
apo e kundërta dhe pse? Historia mbështetet te ngjarjet, te përzgjedhja e tyre dhe hamendësimet. Hijet e Muzgut, si letërsi artistike, është mbështetur te ngjarjet, përzgjedhja e tyre dhe hamendësimet. Por ndërsa historianët hamendësojnë duke synuar t’i bindin lexuesit për variantin e tyre të të vërtetës, ky libër provokon mosbindjen, mbjelljen e dyshimit për gjithçka që historia konvencionale apo ajo letraro-artistike, duke përfshirë edhe këtë libër, i paraqet si ngjarje të vërteta. Asgjë nuk duket ashtu siç është; asgjë nuk është ashtu si duket. Vetëm lexuesi mund ta ndajë dukjen nga e vërteta.
  

Libra të ngjashëm

Hijet e muzgut

Hijet e muzgut

1300 L

In stock