Një sagë e vogël

Price range: 630 L through 700 L

Ky libër, më shumë se një roman, është një përrallë e hidhur, me raste të përsëritura burlesku. Burgu, një institucion i paturpshëm i pushtetit totalitar, është konstantja e pakthyeshme në historinë e një vendi që mund të quhej Shqipëri, por shumë mirë mund të quhej edhe Serbi, Maqedoni ...lexo më poshtë

Spastroje

Përshkrim

Ky libër, më shumë se një roman, është një përrallë e hidhur, me raste të përsëritura burlesku. Burgu, një institucion i paturpshëm i pushtetit totalitar, është konstantja e pakthyeshme në historinë e një vendi që mund të quhej Shqipëri, por shumë mirë mund të quhej edhe Serbi, Maqedoni ose Kosovë – emri nuk përmendet.

Në tre brezat e dy familjeve gjithçka vërtitet rreth një burgu: në të shkuarën, në të tashmen dhe në të ardhmen, burgu i vendit të errët të përrallës i ndan njerëzit në dy kampe, atë të rojtarëve dhe atë të të ruajturve.

Njërin nga tre librat “Një sagë e vogël”, Besnik Mustafaj ia kushton heroit të guximshëm popullor, Oso Hutës, “i cili ndeshej me xhandarët e mbretit”, një kaçak ballkanik me një dragua në gjoks. Atë e katandis burgu në një hero gri me dhëmbë të rënë, zemërimi i të cilit mezi arrin të shkulë sumbullat e xhaketës së të burgosurit.

Libra të ngjashëm

Një sagë e vogël

Një sagë e vogël

Price range: 630 L through 700 L

In stock