.
Me dheun tim i dashuruar…
800 L
O vend i dritës së shpërthyer,
Mbi flokë vajzash i shpërndarë,
Kur vallëzojnë nën hije hëne,
Kur vallëzojnë përmbi ugar,
Kur hidhen tej në grykë lumi
Dhe ujë në shtrat bëhet i qetë.
O vend i muzave të hershme,
Ku ndihem lypës edhe mbret.
O prag i derës gjithmonë ...lexo më poshtë
Kategori: Bashkëkohorë, Letërsi shqipe, Poezi
Mosha
Data e Botimit
Nr. i Faqeve
ISBN
9789928277367
Gjuha
Botues
Përshkrim
O vend i dritës së shpërthyer,
Mbi flokë vajzash i shpërndarë,
Kur vallëzojnë nën hije hëne,
Kur vallëzojnë përmbi ugar,
Kur hidhen tej në grykë lumi
Dhe ujë në shtrat bëhet i qetë.
O vend i muzave të hershme,
Ku ndihem lypës edhe mbret.
O prag i derës gjithmonë hapur,
Ku ndihem gjallë mbi të gjallë,
Në fushë të pambarimtë i lirë,
Në përqafim ngrohur me mall.
O vendi im i trashëguar,
Nga gjyshstërgjyshat me një fe.
O vend ku mbaj mënjanë takijen,
Ku këmbë zbathur shkel mbi dhe
Ku dyshe hedh edhe një valle.