O vend i dritës së shpërthyer, Mbi flokë vajzash i shpërndarë, Kur vallëzojnë nën hije hëne, Kur vallëzojnë përmbi ugar, Kur hidhen tej në grykë lumi Dhe ujë në shtrat bëhet i qetë. O vend i muzave të hershme, Ku ndihem lypës edhe mbret. O prag i derës gjithmonë ...lexo më poshtë
O vend i dritës së shpërthyer, Mbi flokë vajzash i shpërndarë, Kur vallëzojnë nën hije hëne, Kur vallëzojnë përmbi ugar, Kur hidhen tej në grykë lumi Dhe ujë në shtrat bëhet i qetë. O vend i muzave të hershme, Ku ndihem lypës edhe mbret. O prag i derës gjithmonë hapur, Ku ndihem gjallë mbi të gjallë, Në fushë të pambarimtë i lirë, Në përqafim ngrohur me mall. O vendi im i trashëguar, Nga gjyshstërgjyshat me një fe. O vend ku mbaj mënjanë takijen, Ku këmbë zbathur shkel mbi dhe Ku dyshe hedh edhe një valle.