[autore_foto]

Iris Hanika

Iris Hanika lindi në Wiirzburg, më 1962. Që prej vitit 1979 jeton në Berlin. Pasi mbaroi liceun, ndoqi studimet për Letërsi të Përgjithshme dhe të Krahasuar në Universitetin e Lirë të Berlinit. Fillimisht Iris Hanika punoi si përkthyese dhe gazetare e pavarur. Më pas si kritike për librat politike në gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe si redaktore në revistën “Merkur”.Ajo u njoh si shkrimtare me romanin e saj te parë “Katerina ose ekzistenca e detyrimit”. Përveç romaneve ka shkruar, gjithashtu, ese, përmbledhje kronikash si dhe është pjesë e një vepre artistike kolektive, të titulluar “Berlin im Licht: 24 Stunden Websam”.Iris Hanika është vlerësuar me çmimet: “Hans Fallada” të qytetit Neumiinster (2006), si dhe Çmimin Europian për Letërsinë në nëntor të vitit 2010 për romanin “Thelbësorja në jetë”.

Libra nga Autori

Po shfaqet përfundimi i vetëm