.
[autore_foto]
Adam Foulds
Adam Foulds-i lindi në vitin 1974. Kreu studimet Master për letërsi në universitetin “East Anglia” dhe aktualisht jeton në Londrën jugore. Romanin e tij të parë, “E vërteta” për këto kohë të çuditshme”, e botoi në vitin 2007 dhe librin poetik “Fjala e thyer”, një vit më pas. Adam Foulds-i është fitues i disa çmimeve, si: Çmimi i Poezisë “Costa” (2008), Çmimi “Somerset Maugham” (2008), Çmimi i Letërsisë “Southbank Show” (2008) Çmimi “Betty Trask” (2007). “Labirinti i zgjimit” ka qenë në listën e finalistëve të çmimit “Man Booker Prize” në vitin 2009.