.
Horizont i lëvizshëm
Nga: Daniele Del Giudice
1000 L
Ndërkohë që rrëfen ekspeditën e tij në Antraktidë Daniele Del Giudice ripërshkron iterneraret sipas blloqeve të shënimeve të ...lexo më poshtë
Kategori: Fitues çmimesh, Letërsi e huaj, Roman
Mosha
Data e Botimit
2016-03-01
Nr. i Faqeve
224
ISBN
9789928205384
Gjuha
Shqip
Botues
Botimet Toena
Përshkrim
Ndërkohë që rrëfen ekspeditën e tij në Antraktidë Daniele Del Giudice ripërshkron iterneraret sipas blloqeve të shënimeve të atyre ekspeditave të panjohura, me anije të mbytura, të bllokuara për muaj e muaj në mes të akujve, me ekuipazhe të papërkulur e marinate në buzë të dëshpërimit apo të katandisur deri në çmenduri: janë tregimet e fundit të vërteta të aventurave që kanë fiksuar mitin dhe kujtesën e kësaj Toke të panjohur. Përshkrimi i një udhëtimi transformohet, kështu, në një eksperience që e afron lexuesin me një episod të historisë njerëzore, eksplorimin e Jugut të thellë dhe jo mikpritës të globit, në përgjithesi pak të njohur dhe shpesh të harruar
Si në filigran, në kufirin mes jetës dhe letërsise, autori rindërton një “superekspedite” e cila lidh mes tyre episodet e udhëtimeve historikisht të realizuara, duke i ndjekur ato nëpër shtigjet e botës dhe të shkrimit. Duke luajtur mes diversistetit të perspektivave dhe të zërave, ai na jep “një horizont të levizshem” në hapesirë dhe në kohë, por të qëndrueshëm dhe të përjetshëm në ndjenjat që përcjell.
Është një udhëtim që e tejkalon kohën, brenda një peizazhi hipnotizues dhe indiferent ndaj njeriut, me bukuri sublime, nga e verdha okër tek akujt që fundosen në ujë, mes majave shkëmbore, borërave të përjetshme dhe humnerave. Para syve, një horizont prej akulli dhe drite, gjithmonë i paarritshëm. Janë vende, histori, ditë, vite, epoka gjeologjike që i rezistojnë perspektives lineare të një tregimi të thjeshtë. Një gjeometri mijevjecare natyrore që shtresëzon çdo gjë, që kristalizon çdo kujtesë. Një botë ku përshkrimet mjedisore kthehen në ndjenja, në emocione. Ky roman është poema e këtyre botëve paralele.