.
Ulliri, pema e dhimbjes
800 L
“Ulliri, pema e dhimbjes”, i Dhimitër Anagnostit është libri i një Mjeshtri. Kjo ishte e para gjë, që mendova pasi kisha përfunduar leximin e parë. Në një moshë të caktuar, është shumë e vështirë që leximi apo format e tjera të komunikimit me artet fisnike të të emocionojnë deri ...lexo më poshtë
Kategori: Kujtime, Letërsi shqipe, Proza, Skica
Mosha
Data e Botimit
Nr. i Faqeve
ISBN
9789928277329
Gjuha
Botues
Përshkrim
“Ulliri, pema e dhimbjes”, i Dhimitër Anagnostit është libri i një Mjeshtri. Kjo ishte e para gjë, që mendova pasi kisha përfunduar leximin e parë. Në një moshë të caktuar, është shumë e vështirë që leximi apo format e tjera të komunikimit me artet fisnike të të emocionojnë deri në atë shkallë sa të të pengojnë për të menduar si përftues kritik.
Dhimitër Anagnosti është, njëherësh, i papërsëritshëm në rrëfim: shkruan shkurt, por me një shqipe dinjitare; rrëfen shpejt, si në dritë të vetëtimës, por duke krijuar karaktere; është dëshmitar ngjarjesh, por vepra e tij nuk mund të merret si letërsi dëshmuese, sepse e tejkalon cilësisht regjistrin e rrëfimtarit dëshmues, duke e lartësuar veten te krijuesi i karaktereve. Pas Migjenit, zor se mund të gjendet ndonjë autor tjetër, që me minimumin e mjeteve të shprehjes t’i ketë dhuruar lexuesit maksimumin e gjendjeve, situatave dhe të njerëzve, si Anagnosti.
Ky libër është një tjetër provë, se Shqipëria letrare është më e bukura nga të gjitha Shqipëritë: politike, ideologjike, ekonomike, historike. Dhe ky është misioni fisnikërues i letërsisë. Si shkroi Dritëro Agolli për Naimin: Punove mirë, usta!










