Qyteti dhe patologjitë e jetës urbane

1000 L

Në qendër të librit vendosen problemet e qytetit, të jetës së përbashkët qytetare, duke i parë dhe vlerësuar me optikën e sociologut. Të gjitha këto e bëjnë ...lexo më poshtë

Përshkrim

Në qendër të librit vendosen problemet e qytetit, të jetës së përbashkët qytetare, duke i parë dhe vlerësuar me optikën e sociologut. Të gjitha këto e bëjnë librin një “manual” që të ndihmon në perceptimin e zhvillimeve dinamike të qytetit dhe problematikave komplekse të jetës urbane.

Është rezultat i angazhimit qytetar dhe intelektual dhe, pa dyshim, edhe i një veprimtarie e pune studimore këmbëngulëse disavjeçare. Nuk është vetëm libër me dimension teorik dhe me synime intelektuale e sociologjike, sepse lënda, përmbajtja dhe struktura e librit është ndërtuar në mënyrë të tillë, ku të reflektohen jo vetëm ide sintetike, që janë produkt i shumë analizave e refleksioneve personale të autorit, por dhe synimi për të ndikuar në trajtë etike e empirike për të gjitha problemet e zhvillimit të qytetit, përmirësimit të statusit të qytetarit dhe dinamikës së jetës urbane. Ide dhe njohuri që janë aktuale, pikërisht tani që ndodhemi në “zemër” të epokës tranzitore demokratike në vendin tonë.

Libra të ngjashëm

Qyteti dhe patologjitë e jetës urbane

Qyteti dhe patologjitë e jetës urbane

1000 L

In stock