Përjetësisht të panjohur

2000 L

Pas një dhjetëvjeçari endjeje në këtë labirint, libri im gjeti formën, por u deshën edhe pesë vjet të tjerë që lënda të shndërrohej në përmbajtje dhe masa e madhe e mendimeve dhe e fjalëve të ngjizej si brumi i arrirë që, duke u pjekur, jep bukën. Sot, libri paraqitet përpara ...lexo më poshtë

Kategori: Studime

Përshkrim

Pas një dhjetëvjeçari endjeje në këtë labirint, libri im gjeti formën, por u deshën edhe pesë vjet të tjerë që lënda të shndërrohej në përmbajtje dhe masa e madhe e mendimeve dhe e fjalëve të ngjizej si brumi i arrirë që, duke u pjekur, jep bukën. Sot, libri paraqitet përpara lexuesit me këtë arkitekturë të pazakontë: – Një prelud – Alkimia e vendit – 12 tablo vijuese – Vallet e kohës – Një harmonikë popullore – Dilemat identitare. Edhe pse, në pamje të parë, forma duket e frymëzuar nga muzika baroke – vargu i valleve, temat kryesore janë strukturuar rreth Hapësirës – vend, Kohës – histori, Qenies – identitet. Pa dyshim, disa mijëvjeçarë ekzistence njerëzore në këto vise të diktojnë edhe peshën e tyre në lidhje me numrin e faqeve, ndërkohë që secila nga vallet sugjeron një periudhë – çelës në procesin e krijimit të shqiptarëve dhe të formimit të shtetit të tyre: antikiteti ilir dhe shartimi me kulturat greke e romake; çjerrja administrative dhe fetare mes Romës Perëndimore dhe Bizantit Lindor; mesjeta e hershme dhe shfaqja e arbërve; ndeshja skënderbejase, bashkëjetesa me perandorinë e sulltanëve dhe islamizimi i shqiptarëve; më tej ngritja e çështjes kombëtare dhe, së fundi, lindja e shtetit të pavarur shqiptar. Me kapërcimin e pragut të shek. XX, subjektet vijnë e bëhen edhe më të prekshme: Republika e Parë dhe monarkia e Zogut, lufta e përbotshme dhe fitorja e komunistëve, Republika e Dytë e Hoxhës, autarkia dhe shembja e regjimit, ardhja në pushtet e demokratëve dhe Republika e Tretë e Berishës, piramidat financiare dhe trazirat e vitit 1997, shkëlqimi dhe rënia e socialistëve të Nanos…

Libra të ngjashëm

Përjetësisht të panjohur

Përjetësisht të panjohur

2000 L

In stock