Pendesa e perëndive

1000 L

Ka autorë që të rrëmbejnë që në faqet e para të librit, ka të tjerë të cilët të befasojnë, një grup tjetër të shtyn në mendime. “Pendesa e perëndive” – dhe le ta themi që në krye se ky titull është ...lexo më poshtë

Shihni shportën

Përshkrim

Ka autorë që të rrëmbejnë që në faqet e para të librit, ka të tjerë të cilët të befasojnë, një grup tjetër të shtyn në mendime. “Pendesa e perëndive” – dhe le ta themi që në krye se ky titull është mjaft i gjetur – i ka të tria këto karakteristika.

Libri të rrëmben, sepse e kupton që në fillim se ke të bësh me një histori të veçantë, me gjithë stilin e shtruar dhe meditativ. Të befason, sepse pikërisht ky stil është aq origjinal, sa e sheh si një të papritur të këndshme, herë-herë pështjelluese, ngaqë e ke mister se ku do të të shpjerë. Të shtie në mendime, sepse përshkohet nga kreu deri në fund nga një sfond reflektimi i thellë, që shkon përtej ngjarjes, përtej subjektit dhe historisë në tërësi, që do të na rrëfejë. 

Libra të ngjashëm

Pendesa e perëndive

Pendesa e perëndive

1000 L

In stock