.
Një jetë në fluturim
Nga: Drago Siliqi
1500 L
Përse vazhdon të kujtohet me adhurim mbas kaq vitesh njeriu, poeti, kritiku e botuesi Drago Siliqi? Është pamja e tij prej Pegasusi, e ngulur në mendjen e njerëzve, përmasat e tij fizike madhështore, apo ishte temperamenti i tij i zjarrtë, shprehja me guxim e mendimeve, ndjeshmëria e thellë dhe dashuria ...lexo më poshtë
Kategori: Letërsi shqipe, Poezi
Mosha
Data e Botimit
2021-02-02
Nr. i Faqeve
304
ISBN
9789928327710
Gjuha
Shqip
Botues
Botimet Toena
Përshkrim
Përse vazhdon të kujtohet me adhurim mbas kaq vitesh njeriu, poeti, kritiku e botuesi Drago Siliqi? Është pamja e tij prej Pegasusi, e ngulur në mendjen e njerëzve, përmasat e tij fizike madhështore, apo ishte temperamenti i tij i zjarrtë, shprehja me guxim e mendimeve, ndjeshmëria e thellë dhe dashuria që ai kishte për njerëzit? Ndoshta të gjitha së bashku…
Poezia ishte dashuria e tij e parë si shkrimtar. Ndonëse u nda nga jeta kur ishte vetëm 33 vjeç, im atë la pas poezi të ndjera, si “Atdheu”, “Nana”, “Dashunia”, apo poemën filozofike “Kangë e re për dashuninë e vjetër”, një vepër që vazhdon të vlerësohet për analizën psikologjike të personazheve, si dhe për temën e kurbetit që mbetet ende aktuale.
E vërteta është që, brenda kornizave të një jete nën diktaturë e shtypjeje të paprecedent të fjalës së lirë, pati shkrimtarë, që falë kurajës dhe talentit të tyre, bënë të mundur që shoqëria shqiptare të mos binte në një terr të plotë intelektual e moral. I tillë ishte edhe im atë, Drago Siliqi.
Laura Konda











