Nishanet në formë L-je

Nga:

800 L

“Nuk më mori gjumi deri ndaj të zbardhur, deri atëherë kur zunë të këndojnë gjelat e tretë. Sa herë mëtoja t’i mbyllja sytë më shfaqej fytyra e A. Vreshit.
Mandej më përvijohej trupi i saj i bronztë, ashtu krejt lakuriq. Më shpërfaqej gjithë sa ajo kishte, gjithë sa unë kisha pasur ...lexo më poshtë
Shihni shportën

Përshkrim

“Nuk më mori gjumi deri ndaj të zbardhur, deri atëherë kur zunë të këndojnë gjelat e tretë. Sa herë mëtoja t’i mbyllja sytë më shfaqej fytyra e A. Vreshit.
Mandej më përvijohej trupi i saj i bronztë, ashtu krejt lakuriq. Më shpërfaqej gjithë sa ajo kishte, gjithë sa unë kisha pasur tërë këto vite. Gjithë sa kisha velur prej saj sa e sa kohë, me idenë se isha i vetmi, krejt i vetmi. Sa nisja t’i shijoja këto pamje, përanash saj shpalosej edhe një trup burri, me një fytyrë që nuk e shquaja dot, me ca shpatulla që s’i harroj, shpatulla të cilat i pashë mbrëmë mbi trupin e saj, mbi krevatin tim.
Sa herë rrihja ta shtyja tutje imazhin e saj, më futej me përdhunë në kokë ashtu krejt e lakuriqtë, bashkë me pesë nishanet e saj në formën L-je në fundshpinë. Këtë nuk harron të ma paraqesë sa herë më përball me imazhin e saj.”

Libra të ngjashëm

Nishanet në formë L-je

Nishanet në formë L-je

800 L

In stock