“Erdhi momenti të të tregoj për një letër të grisur, për një topcope kashmiri dhe për një qipriote, prehri i së cilës kishte aromëne jargavanit.Të të tregoj për një qytet magjik, për Izmirin ...lexo më poshtë
“Erdhi momenti të të tregoj për një letër të grisur, për një topcope kashmiri dhe për një qipriote, prehri i së cilës kishte aromëne jargavanit.Të të tregoj për një qytet magjik, për Izmirin tim, që u dogj sinjë fotografi, dhe për një anije me të cilën udhëtonte një grua me fëmijë në gji. Për një turkeshë që humbi, dhe mbeti vetëm këngakushtuar asaj. Dhe nëse dëshiron, vetëm nëse e dëshiron, do tëtë lejoj të mbash në duart e tua dy çelësat e mi të çmuar, atë tështëpisë në Aidini dhe atë të shtëpisë në Izmir.Nga Aidini dhe Izmiri e deri në Qipro, në Athinë dhe në Indinëekzotike, shtjellohet historia e një Penelope të kohëve moderne,me sfond Atdhetë e Humbur. Përreth Penelopës, si një gajtan,personazhe që lanë gjurmë në jetën e saj: Zoia, Kallfaxhiu që“dinte të shpëtonte njerëz”, Paraskevai me instrumentin e tijmuzikor, Katina, së cilës “i vdiq Jordani i saj”, Filipi fjalëmbël dheFoti i shndritshëm, kuzhinierja Frango…Një roman që trajton me dashuri historinë greke të shekullit XX,të tejmbushur me pamje dhe aroma të asaj kohe.