.
Mjetet lundruese në shekuj
1000 L
Një libër mbi zhvillimin dhe veçoritë që karakterizojnë mjetet lundruese në shekuj do të qe i pamundur të realizohej shkencërisht dhe me terminologjinë e veçantë që karakterizon fushat e ndërtimit dhe lundrimit të mjeteve detare në qoftë se do të më mungonte përgatitja adekuate profesionale dhe përvoja praktike e ...lexo më poshtë
Kategori: Studime
Mosha
Data e Botimit
Nr. i Faqeve
ISBN
9789928235995
Gjuha
Botues
Përshkrim
Një libër mbi zhvillimin dhe veçoritë që karakterizojnë mjetet lundruese në shekuj do të qe i pamundur të realizohej shkencërisht dhe me terminologjinë e veçantë që karakterizon fushat e ndërtimit dhe lundrimit të mjeteve detare në qoftë se do të më mungonte përgatitja adekuate profesionale dhe përvoja praktike e nevojshme.
“Mjetet lundruese në shekuj” duket sikur kemi të bëjmë me një temë kryesisht teknike. Por mjafton të shfletohen faqet e para dhe e kupton që është shumë më tepër se aq. Në libër pasqyrohet pjesë e historisë njerëzore që lidhet me mjetet detare e që zë fill nga kohët parahistorike deri në ditët e sotme. Aty tregohet shkurtimisht, por qartë e me shembuj, se si është zhvilluar jeta njerëzore në vazhdimësi dhe se si, duke kaluar shekuj, kanë qenë realizuar zbulime e shpikje tekniko-shkencore edhe në fushën e detarisë, të cilat edhe ato ndikuan në ndryshimin e jetës drejt progresit e përparimit në tërësi.
Ky libër, ashtu si dhe dy librat e tjerë botuar kohët e fundit, është me përmbajtje enciklopedike, me material e burime historike të shumta dhe interesante, të cilat ngjallin kureshtje për fushën që trajtojnë. Tema e librit është trajtuar në mënyrë të larmishme, mjaft konkrete dhe tërheqëse për lexuesin e gjerë. Ajo është shpjeguar me kulturë, me gjuhë teknike të qartë, rrjedhshëm, me nivel profesional dhe në formë shkencore divulgative, çka do të krijojë kënaqësi gjatë leximit për çdo kategori lexuesish.











