Misteri

1000 L

Shkrimtari i njohur, Eqerem Canaj, në vargun e veprave të tij, shfaqet sërish me botimin e romanit “Misteri”, ku ngjarjet mbështeten mbi një bërthamë, sa reale, po aq edhe ireale, të kohëve të trazuara të jetës shqiptare, duke vizatuar me mjeshtëri artistike fatin dramatik të personazheve, si edhe tablo të ...lexo më poshtë

Përshkrim

Shkrimtari i njohur, Eqerem Canaj, në vargun e veprave të tij, shfaqet sërish me botimin e romanit “Misteri”, ku ngjarjet mbështeten mbi një bërthamë, sa reale, po aq edhe ireale, të kohëve të trazuara të jetës shqiptare, duke vizatuar me mjeshtëri artistike fatin dramatik të personazheve, si edhe tablo të gjera e të thella nga bota ekzistenciale e tyre. Ndër veçoritë e procedimit narrativ të shkrimtarit është ndjeshmëria e thellë, duke artikuluar kohët moderne dhe identitetin e ri të shqiptarëve në përpjekje për vetëkërkim të një realiteti tjetër ku plekset e keqja me të mirën. Në këtë narracion, herë-herë, shkrimtari shfaq edhe gjendje e perspektiva shpirtërore, ku proza ngërthehet me shpirtëzime poetike, duke nxjerrë në dritë vizionin intelektual të autorit. Ky fat dramatik i shqiptarëve i ka dhënë mundësinë Eqerem Canajt për të shpalosur artin e tij shkrimor, infrastrukturën tërësore narrative (koha, hapësira, narratori), me një gjuhë të figurshme mes metaforave dhe simbolikave të tij.

Libra të ngjashëm

Misteri

Misteri

1000 L

In stock