.
Mikeshat e pëllumbit
600 L
Duke i lexuar këto rrëfenja, të bëhet sikur të ndjekin dy sy të dashur që të qortojnë, këshillojnë, por butë dhe me dashuri. Nëpër rreshta duket sikur fryn një fllad dashuror prej një mësuesi dhe gjyshi të mirë, që ai e zbulon pak nga pak. Në shenjë janë ...lexo më poshtë
Kategori: Libra të ilustruar, Përralla, Proza
Mosha
Data e Botimit
Nr. i Faqeve
ISBN
9789928235701
Gjuha
Botues
Përshkrim
Duke i lexuar këto rrëfenja, të bëhet sikur të ndjekin dy sy të dashur që të qortojnë, këshillojnë, por butë dhe me dashuri. Nëpër rreshta duket sikur fryn një fllad dashuror prej një mësuesi dhe gjyshi të mirë, që ai e zbulon pak nga pak. Në shenjë janë gabimet njerëzore, për të cilat, mençuria popullore, që në hershmërinë e saj, ka ngritur kode të vlerave shpirtërore, morale, shoqërore dhe estetike. Ai i drejtohet psikologjisë së tyre.
Gjuha është e thjeshtë, e drejtpërdrejtë, e kuptueshme, diku e hidhur e diku sarkastike, pa një simbolikë të ndërlikuar abstraguese, ndërlikime e ndërthurje të subjekteve. Rrëfimi është i ngrohtë, fjala e zgjedhur godet në zemrën e fëmijës.
Marrëdhëniet ndërtohen në funksion të moralit të fjalës së urtë, që është dhe qëllimi i fundmë i ndërtimit të fabulës.