Me Papandreun në Europë

1000 L

Është një libër i shkruar, herë-herë, edhe në formën e një ditari, të një lloji krejt të veçantë, që lexuesi ynë a kushdo qoftë ai, herë do të gjejë një rrëfim personal (orët e gjata në punë, kulturën e ushqimit, rreth veshjes etj.), e herë një rrëfim politiko-shoqëror ...lexo më poshtë

Shihni shportën

Përshkrim

Është një libër i shkruar, herë-herë, edhe në formën e një ditari, të një lloji krejt të veçantë, që lexuesi ynë a kushdo qoftë ai, herë do të gjejë një rrëfim personal (orët e gjata në punë, kulturën e ushqimit, rreth veshjes etj.), e herë një rrëfim politiko-shoqëror të mbushur me ngjarje, kujtime, ndodhi të vogla e të mëdha, personazhe, takime të niveleve të larta, strategji të menduara mirë, tensione emocionale, presione, ambicie, tentativa për reforma e nisma me rëndësi, takime e bisedime, incidente e përplasje me politikanë të mëdhenj e të vegjël europianë e deri te problemi qipriot dhe përfshirja graduale e Greqisë në kuadrin europian.

Përmes këtij rrëfimi do të mund të kuptoni rëndësinë që ka bashkëpunimi mes njerëzve të thjeshtë e personaliteteve të larta politike, të shprehurit lirshëm të mendimit, pavarësisht qëndrimit të të tjerëve, qofshin ata kundërshtarë politikë a personalitete të huaja, të qenët pa komplekse, aftësia për të bërë humor dhe përdorur batuta në situata kritike, mirënjohja dhe respekti që duhet të tregojmë ndaj kolegëve, si shembulli më i mirë për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane duke u nisur, së pari, nga vetja. Dhe, ajo që ka rëndësi edhe për ne, duke e parë librin në një këndvështrim tjetër, është marrëdhënia miqësore që ky politikan grek, si rrallëkush tjetër, është përpjekur të ndërtojë me vendin tonë, Shqipërinë, në një moment të vështirë historik, të mbetur pezull mes nesh prej kohësh.

Libra të ngjashëm

Me Papandreun në Europë

Me Papandreun në Europë

1000 L

In stock