.
Martesa për qejf
1000 L
Një burri që udhëton, në fenë islame, i lejohet të kontraktojë një martesë me afat të përcaktuar, për të shmangur tundimet. Kjo quhet “martesa për qejf”.
Kështu, Amiri, një tregtar i begatë nga Fesi, u martua përkohësisht me Nabunë, një senegaleze nga Dakari, ku ai shkonte çdo vit për tregti. Papritur, ...lexo më poshtë
Kategori: Bashkëkohorë, Letërsi e huaj, Roman, Romancë, Sentimentalë
Mosha
Data e Botimit
Nr. i Faqeve
ISBN
9789928277442
Gjuha
Botues
Përshkrim
Një burri që udhëton, në fenë islame, i lejohet të kontraktojë një martesë me afat të përcaktuar, për të shmangur tundimet. Kjo quhet “martesa për qejf”.
Kështu, Amiri, një tregtar i begatë nga Fesi, u martua përkohësisht me Nabunë, një senegaleze nga Dakari, ku ai shkonte çdo vit për tregti. Papritur, Amiri zbulon që ai e dashuron Nabunë dhe i propozon ta marrë me vete në Fes. Nabuja pranon, ajo bëhet gruaja e tij e dytë dhe shpejt lind dy binjakë: njëri i zi dhe tjetri i bardhë. Që nga ky moment asaj iu desh të përballej me xhelozitë e tmerrshme të gruas së parë të bardhë dhe me racizmin e përditshëm.
Një sagë e fuqishme, që përfshin tre breza, midis Dakarit, Fesit dhe Tanzherit, “Martesa për qejf” është gjithashtu edhe një roman i madh për dashurinë. Përmes kësaj historie të jashtëzakonshme, Ben Jelloun-i hedh një vështrim të mprehtë dhe të ashpër mbi njeriun racist, të paaftë për ta pranuar tjetrin për arsye të kota, gjithashtu ai na jep portretin e një shoqërie të mbyllur në vetvete dhe të aftë për t’i kategorizuar njerëzit në funksion të ngjyrës së lëkurës.











