.
- S’mund të shtoni atë sasi te shporta — kemi gjendje 10 dhe keni tashmë 10 në shportën tuaj. Shihni shportën
Libri i nënës sime
500 L
Bij të nënave ende gjallë, mos harroni se nënat tuaja janë të vdekshme. Nuk do ta kem shkruar më kot nëse ndonjë prej jush, pas leximit të këngës sime të vdekjes, në mbrëmje do të jetë më i butë me ...lexo më poshtë
Kategori: Letërsi e huaj, Roman
Mosha
Data e Botimit
Nr. i Faqeve
ISBN
9789928235343
Gjuha
Botues
Përshkrim
Bij të nënave ende gjallë, mos harroni se nënat tuaja janë të vdekshme. Nuk do ta kem shkruar më kot nëse ndonjë prej jush, pas leximit të këngës sime të vdekjes, në mbrëmje do të jetë më i butë me nënën e tij, për shkakun tim dhe të nënës sime. Jini të butë me nënën tuaj çdo ditë. Duajeni më mirë se ç’dita unë ta doja nënën time. Çdo ditë sillini gëzim, këtë ua them nga thellësia e brengës sime, nga maja e zisë sime. Këto fjalë që të drejtoj ty, bir i nënave që ende jetojnë, janë të vetmet ngushëllime që mund t’i ofroj vetes sot. Sa je ende një bir, për aq kohë sa ajo është ende aty. Nxitoni, sepse së shpejti në fytyrën e saj do ta pushtojë palëvizshmëria dhe buzëqeshja e pafajshme. Por unë ju njoh mirë dhe asgjë nuk do t’ju nxjerrë nga indiferenca juaj e çmendur sa kohë që nëna juaj do të jetojë. Asnjë djalë me të vërtetë nuk e di se nëna e tij do të vdesë dhe çdo djalë zemërohet e nuk ka durim me nënën e tij, oh, i çmenduri, që shumë shpejt do të dënohet.











