Kokëboshi dhe shokët e tij

700 L

Qyteti i Luleve, banorët fëmijë të të cilit mbajnë emra që lidhen me talentin, profesionin, karakterin apo pamjen e tyre fizike. Doktor Ilaçi, Qelqëtari, Dituraku, Buloni, Sherbet-Sheqeri, dy vëllezërit Ah-Sikuri dhe Po-Sikuri, Lulelepurushja, Sykaltra, Petulla, Fjalëpaku, Fjalëshumi,  janë disa nga personazhet e çuditshëm të librit, ...lexo më poshtë

Përshkrim

Qyteti i Luleve, banorët fëmijë të të cilit mbajnë emra që lidhen me talentin, profesionin, karakterin apo pamjen e tyre fizike. Doktor Ilaçi, Qelqëtari, Dituraku, Buloni, Sherbet-Sheqeri, dy vëllezërit Ah-Sikuri dhe Po-Sikuri, Lulelepurushja, Sykaltra, Petulla, Fjalëpaku, Fjalëshumi,  janë disa nga personazhet e çuditshëm të librit, që fëmijët do i adhurojnë.

Dhe në krye të kësaj liste të gjatë është Kokëboshi, i cili nuk di asgjë. Ai është përtac, do të arrijë gjithçka pa u lodhur. Duke qenë gjithmonë në kërkim të aventurës, për të qenë dikushi, ai përpiqet më kot  për t’u bërë muzikant, piktor, poet, pilot garash… dhe, në fund, ai ndryshon. Transformi i tij fillon gjatë ekspeditës për të eksploruar Qytetin e Gjelbër. Ai mëson të lexojë!

Duke shfletuar librin, faqe pas faqe, fëmijët do të ndjekin një sërë aventurash të Kokëboshit dhe miqve të tij, prej të cilave nxjerrin edhe mësimet mbi respektin dhe jetën në grup.

Është një histori bëmash dhe aventurash të mrekullueshme, që ka magjepsur breza të tërë fëmijësh. Plot ngjyra dhe imagjinatë, ky libër i ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për të zënë një vend në zemrën e lexuesve të vegjël, dhe për të qëndruar aty edhe kur ata të rriten.

Libra të ngjashëm

Kokëboshi dhe shokët e tij

Kokëboshi dhe shokët e tij

700 L

In stock