.
Koço Gliozheni – Babai i obstetrikë-gjinekologjisë shqiptare
1000 L
Në fëmijërinë e tij Koço, bashkë me dashurinë për të atin, ka ushqyer edhe ndjesinë për profesionin e mjekut. Pandeliu me atë qytetari të lindur, në çdo hap e fjalë tërhiqte vëmendjen për ...lexo më poshtë
Mosha
Data e Botimit
Nr. i Faqeve
ISBN
9789928277343
Gjuha
Botues
Përshkrim
Në fëmijërinë e tij Koço, bashkë me dashurinë për të atin, ka ushqyer edhe ndjesinë për profesionin e mjekut. Pandeliu me atë qytetari të lindur, në çdo hap e fjalë tërhiqte vëmendjen për edukatë në sjellje dhe kulturë në komunikim. Në familje, në punë dhe në shoqëri ai të imponohej me atë imazh të përsosur, si në formë dhe në përmbajtje. Të qenët mjek, doemos do t’ia shumëfishonte hijeshinë dhe madhështinë e peshës që kishte fjala e tij. Për Koçon fëmijë, kjo shëmbëlltyrë e të atit e lumturonte deri në magjepsje. Atë pasion dhe përkushtim tregonte edhe ai për mësimet. Edhe i ati kënaqej nga rezultatet e larta në mësime, që shoqëroheshin me fjalë lavdëruese në shkollë, familje dhe shoqëri.











