“Kapitulli i Amerikës” ështënjë kronikë autobiografike, që vjen si vazhdim i një prej librave tashmë të njohur të Kongolit, më i rëndësishmi siçe quan ai vetë “Iluzione në sirtar”.
Vendin kryesor e zënë kujtimet e autorit për një periudhë prej afër shtatë vjetësh, kur ai ka jetuar më së shumti në SHBA. Përherëtëparë, nëkëtëlibër, na shfaqen portrete shqiptaro-amerikanësh të fushës së letrave, miq e të njohur të dikurshëm të autorit, ndër ta edhe figura të shquara. Si dhe organizimet, veprimtaritë e tyre, në Nju-Jork apo Detroit, mjediset mikpritëse të një bote “të shpërngulur” shqiptare etj.
Për herë të parë, gjithashtu, në këtë libër Kongolipërshkruanhollësisht peripecitë e pabesueshme, me të cilat u përball pas një sëmundjejetërëndë. Dhe rikthimin në jetë përmes një aventure të re, siç e quan ai romanin e tij më të fundit “Gënjeshtarë të vegjël”.