Inxhinieria e brendshme

Nga:

1080 L1200 L

Ajri që merrja frymë, shkëmbi mbi të cilin isha ulur, atmosfera përreth, çdo gjë ishte bërë “unë”. Isha çdo gjë që ishte. Isha i ndërgjegjshëm, por kisha humbur arsyen. Natyra diskriminuese e shqisave thjesht nuk ekzistonte më. Sa më shumë të tregoj aq më e çmendur do të tingëllojë, sepse ...lexo më poshtë

Spastroje

Përshkrim

Ajri që merrja frymë, shkëmbi mbi të cilin isha ulur, atmosfera përreth, çdo gjë ishte bërë “unë”. Isha çdo gjë që ishte. Isha i ndërgjegjshëm, por kisha humbur arsyen. Natyra diskriminuese e shqisave thjesht nuk ekzistonte më. Sa më shumë të tregoj aq më e çmendur do të tingëllojë, sepse ajo çka ndodhi është e papërshkrueshme. Ajo çfarë unë isha, ndodhej me të vërtetë kudo.

Çdo gjë po shpërthente përtej kufijve; çdo gjë po shpërthente në çdo gjë tjetër. Ishte një harmoni e pamatë e një përsosmërie absolute. Jeta ime tani është thjesht ai moment, që ende vazhdon po aq e bukur. Kur u riktheva te gjendja ime normale m’u duk sikur kishin kaluar vetëm dhjetë minuta. Por me një shikim të shpejtë të orës pashë se ishte ora 7:30 e darkës. Kishin kaluar katër orë e gjysmë. Sytë i kisha hapur, dielli kishte perënduar dhe ishte errësirë. Isha totalisht i ndërgjegjshëm, por ajo që deri në atë moment e konsideroja si vetja ime, ishte zhdukur tërësisht.

Libra të ngjashëm

Inxhinieria e brendshme

Inxhinieria e brendshme

1080 L1200 L

In stock