Iliada

Nga:

2000 L

HYRJE NË BOTËN DHE RRUGËTIMET HOMERIKE

Kur isha fëmijë shkolle në Dhërmi të Himarës dhe belbëzoja vargje, kur bëja bé me betimet pagane himarjote për diellin, zjarrin, vatrën mes shtëpisë, kur strukesha i ngjethur nga rrufetë dhe bubullimat e pafundme dimrit përballë në Akrokeraunet shtrëngatore (“Shkëmbinjtë akrokeraunas/ shpesh të famshëm për ...lexo më poshtë

Përshkrim

HYRJE NË BOTËN DHE RRUGËTIMET HOMERIKE

Kur isha fëmijë shkolle në Dhërmi të Himarës dhe belbëzoja vargje, kur bëja bé me betimet pagane himarjote për diellin, zjarrin, vatrën mes shtëpisë, kur strukesha i ngjethur nga rrufetë dhe bubullimat e pafundme dimrit përballë në Akrokeraunet shtrëngatore (“Shkëmbinjtë akrokeraunas/ shpesh të famshëm për shkatërrimin e anijeve”, si thoshte Horaci), ku Zeusi “ndëshkonte” mosmikpritësit dhe besëshkelësit, nuk mund të dija se, sipas legjendës, në këto brigje kishte shkelur në lashtësi Odisea i famshëm i Omirit (Homerit), stërgjyshit të poezisë europiane.

Kjo mbrujtje poetike me ndjesinë homerike të heronjve dhe fenomeneve, që shkreptinin tej në Akrokeraune, më shtynë fillimisht të merresha me Odisenë dhe më pas me Iliadën. Ky tis homerik i Himarës dhe jehona e largët e fëmijërisë buzë Akrokerauneve me ndeshjet e hyjnive dhe përbindëshat e shkreptimave, ishin shtysë për të risjellë në shqip me një tingëllim dhe gurgullimë jonike në shqipen e sotme Iliadën e pavdekshme të Homerit…

Duke punuar me Iliadën, u përvijua një mënyrë përkthimi, që i afrohet origjinalit në vargje, emërtime dhe konstruktin figurativ të poemës, apo i fjalëpërfjalshëm brenda mundësisë së leximit, në mënyrë që të ruhet aroma e origjinalit, si dhe të përputhet fjalësi i emrave të përkthimit me atë homerik.

Libra të ngjashëm

Iliada

Iliada

2000 L

In stock