Histori në polifoni

1000 L

Bota poetike e këngës së Muhamet Tartarit me frymëzimet e veta brilante, shpalos ndjenja e përjetime të fuqishme mbi bëmat dhe historinë e shqiptarëve, prijësat dhe kryetrimat e saj si: Zenel Gjoleka, Hodo Nivica, Sali Murati, Rrapo Hekali, Tafil Buzi, Nase Beni, Hysen Çino, Azem ...lexo më poshtë

Përshkrim

Bota poetike e këngës së Muhamet Tartarit me frymëzimet e veta brilante, shpalos ndjenja e përjetime të fuqishme mbi bëmat dhe historinë e shqiptarëve, prijësat dhe kryetrimat e saj si: Zenel Gjoleka, Hodo Nivica, Sali Murati, Rrapo Hekali, Tafil Buzi, Nase Beni, Hysen Çino, Azem Sulo, por në mjaft vargje zbulohet edhe shpirti i tij i thellë lirik. Mjaft prej këtyre këngëve ende bëjnë një jetë të gjallë folklorike, ato këndohen nëpër dasma e gëzime familjare, nëpër koncerte e festival të ndryshme, edhe poeti mbetet anonim.

Në këngët lirike të dashurisë, poeti popullor Muhamet Tartari, me frymëzimin e tij të thellë krijoi një cikël të tërë si: “O çoban që mposht stuhinë”, “Moj kuarca gushëbardhë”, “Syzeza nishan me pika”, “Minushe vetull kabule”, “Moj e vogëla si ari”, “Do kaptoj male dhe dete”, “Gushëbardha – vetullhënë” e të tjera, të cilat gjetën përhapje edhe në dasma e ceremoni festive. “Mjeshtri i Madh” Muhamet Tartari, në zhvillimin dhe pasurimin e polifonisë labe ka dhënë një kontribut të veçantë edhe me ringjalljen e valles karakteristike të Vranishtit. Duke u mbështetur në traditën e kësaj valleje në vendlindjen e tij, ai e çoi më tej atë, përplasja e këmbëve fort në tokë, u jep vargjeve të kënduara një jehonë përcjellëse. Lëvizja e këmbës në formën e një shpate të mprehtë majtas e djathtas, shoqërohet edhe me rrotullimet valltarëve virtuozë. Këmbëngulja e këtij mjeshtri të polifonisë labe, bëri të mundur edhe kërcimin e valles së kënduar duke ecur në gjunjë, e cila shoqërohet edhe me kërcimin e befasishëm të valltarëve.

Libra të ngjashëm

Histori në polifoni

Histori në polifoni

1000 L

In stock