Gruaja me të zeza

800 L

Romani “Gruaja me të Zeza” është një narracion artistik që tipologjikisht qëndron shumë afër me romanin magjik. Shkrimtarja e mirënjohur, Vojsava Nelo, ndërton një vepër në të cilën kohët, ngjarjet, personazhet dhe përjetimet vendosen në kufi të ekzistencës së tyre. Kjo mënyrë rrëfimi i jep narracionit dramacitet dhe tension, që ...lexo më poshtë

Përshkrim

Romani “Gruaja me të Zeza” është një narracion artistik që tipologjikisht qëndron shumë afër me romanin magjik. Shkrimtarja e mirënjohur, Vojsava Nelo, ndërton një vepër në të cilën kohët, ngjarjet, personazhet dhe përjetimet vendosen në kufi të ekzistencës së tyre. Kjo mënyrë rrëfimi i jep narracionit dramacitet dhe tension, që e bëjnë lexuesin “t’i mbahet fryma”. Vetë protagonistja e romanit, Gruaja me të Zeza, shfaqet herë si një personazh real, herë si një fantazmë; herë e dukshme dhe herë e padukshme, duke përhapur një makth tragjik, duke shkatërruar njerëz dhe jetë njerëzish me tradhtinë, pabesinë dhe perversitetin pa cak. Autorja, duke risjellë artistikisht simbole dhe kumte që vijnë nga legjendat, tekste dhe mendësi të botës magjike, realizon një zhvendosje semantike të tyre në kohët e sotme. Përmes kësaj mënyre krijuese shkrimtarja përcjell mesazhin se progresi i njeriut dhe shoqërisë ndjek një trajektore dramatike. Gruaja me të Zeza i vjen autores si një imazh nga fëmijëria, që e ka aty, brenda, të mbytur, por papritur e pakujtuar, i del përpara. Ballë për ballë. Ç’ndodh me autoren?! Po me Gruan me të Zeza?! Përgjigjen e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave i mësojmë duke lexuar romanin, i cili të intrigon me fabulën interesante, të trondit me dramacitetin dhe të emocionon thellë me sintaksën tepër poetike.

Libra të ngjashëm

Gruaja me të zeza

Gruaja me të zeza

800 L

In stock