Gënjeshtarë të vegjël

Price range: 900 L through 1000 L

Shkrimtari ynë i mirënjohur Fatos Kongoli, vjen me romanin e radhës, “Gënjeshtarë të vegjël”. Është një aventurë kryeqytetase e protagonistit të librit, Alpinit ose Alpit siç e thërrasin, një i ri me origjinë nga fshati. Aventurë që  ...lexo më poshtë

Spastroje

Përshkrim

Shkrimtari ynë i mirënjohur Fatos Kongoli, vjen me romanin e radhës, “Gënjeshtarë të vegjël”. Është një aventurë kryeqytetase e protagonistit të librit, Alpinit ose Alpit siç e thërrasin, një i ri me origjinë nga fshati. Aventurë që zgjat plot dymbëdhjetë vjet, në kërkim të një ekzistence të re, në fillim si student, më pas i punësuar në një nga ndërmarrjet e mëdha të kryeqytetit. Në kërkim gjithashtu të qenies ideale të ëndrrave të tij, një vajze që nuk e njeh, nuk e ka takuar kurrë, por që e përfytyron si një qenie me “bonsens”. Në këtë rrugëtim atij i shfaqen njëra pas tjetrës Viola, më tej Rovena, në fund Ema. Dashuritë e zhdukura nëpër botë pa lënë gjurmë të protagonistit.

Edhe në këtë roman të ri, përmes një proze që të mbërthen nga fillimi në fund, Kongoli shpalos mjeshtërisht një tablo të realitetit të sotëm shqiptar. Një realitet i egër, me probleme të shumta dhe kontrastet të thella. Individi i zakonshëm është tepër i dobët, pothuaj i pambrojtur në këtë realitet, në mëshirë të më të fuqishmëve. Po kush janë gënjeshtarët e vegjël?      

Libra të ngjashëm

Gënjeshtarë të vegjël

Gënjeshtarë të vegjël

Price range: 900 L through 1000 L

In stock