.
- S’mund të shtoni atë sasi te shporta — kemi gjendje 1 dhe keni tashmë 1 në shportën tuaj. Shihni shportën
Fjalor enciklopedik i vreshtit dhe i verës
2000 L
Ky fjalor është për fermerët e thjeshtë, agronomët, përpunuesit e verës që u përkasin niveleve të ndryshme, për studentët, somelierët, personelin e restoranteve, tregtarët dhe personat enciklopedikë.
Janë paraqitur të dhëna që nga ndjekja e pjekjes së rrushit, vjelja, transporti, përpunimi mekanik i vjeljeve, enët, përgatitja dhe ...lexo më poshtë
Kategori: Fjalorë
Mosha
Data e Botimit
Nr. i Faqeve
ISBN
9789928235824
Gjuha
Botues
Përshkrim
Ky fjalor është për fermerët e thjeshtë, agronomët, përpunuesit e verës që u përkasin niveleve të ndryshme, për studentët, somelierët, personelin e restoranteve, tregtarët dhe personat enciklopedikë.
Janë paraqitur të dhëna që nga ndjekja e pjekjes së rrushit, vjelja, transporti, përpunimi mekanik i vjeljeve, enët, përgatitja dhe mirëmbajtja e tyre, vënia në punë e procesit të tharmimit, sulfitimit në mënyrë të zgjeruar, përdorimi i majave e aktivuesve, mikroorganizmat dhe roli i tyre, kujdesjet e shërbimet gjatë tharmimit alkoolik e malolaktik deri në përfundimin e tij të plotë.
Janë përshkruar teknikat e ndryshme dhe sistemet e vinifikimit, në mënyrë të veçantë ato të verës “Kallmet”. Janë pasqyruar llojet e verërave, procesi i prodhimit si dhe veçoritë e prodhimit të tyre. Është trajtuar procesi i maturimit, vjetrimit, qëndrueshmërisë, trajtimit, ambalazhimit, kushtet e ruajtjes, transportit deri te konsumatori.
Janë pasqyruar më gjerësisht traditat e prodhimit të aktualitetit të vendeve kryesore prodhuese të Botës së Vjetër dhe Botës së Re.
Kam pasqyruar kontributin e disa enologëve të huaj dhe vendas më të njohur.
Gjithashtu kam pasqyruar punën shkencore dhe përvojën time 50-vjeçare në këtë fushë.