Film pas filmi – unë “e bija e”…

1200 L

Nuk është e vërtetë që koha shëron plagët… nuk është e vërtetë që me kalimin e viteve dhimbja e humbjes së babait, atit tim të mirë e të ndershëm, dhe mamasë sime të bukur është fashitur apo është bërë më e lehtë… Nuk ...lexo më poshtë

Përshkrim

Nuk është e vërtetë që koha shëron plagët… nuk është e vërtetë që me kalimin e viteve dhimbja e humbjes së babait, atit tim të mirë e të ndershëm, dhe mamasë sime të bukur është fashitur apo është bërë më e lehtë… Nuk është e vërtetë që plaga që m’u hap në zemër kur ata u ndanë prej nesh është cikatrizuar… nuk është e vërtetë! I dua shumë dhe më mungojnë tmerrësisht!

Më ndodh shpesh të mbyll sytë dhe, me ndjesitë e zemrës, të përpiqem të dëgjoj edhe një herë atë: “Hë me xhan, ku je!”, të mbrujtur me një zë, atë zë që askush veç meje nuk e njeh, sepse ishte timbër i ndryshëm nga ai me të cilin e keni njohur ju, ishte timbri që i vinte natyrshëm vetëm kur fliste me mua.

Dhe atëherë mbyll sërish sytë dhe imagjinoj veten në oborret e dashura të Kinostudios, duke rendur e gëzuar në mes të ullinjve të mëdhenj e madhështorë e duke mbledhur lulëkuqe që më habisnin, sepse rriteshin si kordele të kuqe në çdo cep të atyre bahçeve, kudo, edhe në themelet e ndërtesës kryesore, nëpër të çarat e mureve, poshtë parvazeve të dritareve.

Faleminderit babai im! Sa e vështirë është të qëndrosh në këtë botë pa ty, por edhe sa bukur të jetosh me filmat e tu, me artin tënd, me kujtimet e tua dhe të mamasë sime të shtrenjtë. Sa e privilegjuar kam qenë të mbaja mbiemrin tënd dhe të dëgjoja tingëllimshëm kumbimin: “Ah… është Esi, e bija e… Viktorit”.

– Hë me xhan, ku je ti…!

– Ja o babkë, këtu jam…!

Libra të ngjashëm

Film pas filmi - unë "e bija e"...

Film pas filmi – unë “e bija e”…

1200 L

In stock