.
F
1400 L
“Një libër emocionues dhe melankolik. Histori gjysmë familjare dhe gjysmë fantazmagorike. Dhe sidomos, edhe më argëtues se ‘Matja e botës’.” SZ-Magazin Është verë, para krizës ekonomike. Martin Friedlandi, një prift katolik pa besim, mbipeshë, ngaqë është gjithmonë i uritur, takohet me gjysmëvëllain e tij, Erikun. Këshilltari financiar me borxhe të ...lexo më poshtë
Kategori: Letërsi e huaj, Libra të rinj, Psikologji, Roman
Mosha
Data e Botimit
Nr. i Faqeve
ISBN
9789928817181
Gjuha
Botues
Përshkrim
“Një libër emocionues dhe melankolik. Histori gjysmë familjare dhe gjysmë fantazmagorike. Dhe sidomos, edhe më argëtues se ‘Matja e botës’.” SZ-Magazin Është verë, para krizës ekonomike. Martin Friedlandi, një prift katolik pa besim, mbipeshë, ngaqë është gjithmonë i uritur, takohet me gjysmëvëllain e tij, Erikun. Këshilltari financiar me borxhe të mëdha dhe me një këmbë në burg, ka imazhe të frikshme, por nuk i tregon askujt për to. Silueta të mjegullta burrash, madje edhe dy fëmijë, e paralajmërojnë atë për diçka, por: A janë këto paralajmërime të destinuara vërtet për të, apo i referohen vëllait të tij binjak, Ivanit, estet dhe njohës arti, me të cilin ngjan jashtëzakonisht shumë? Fatkeqësia tashmë ka filluar. Daniel Kehlmann tregon për tre vëllezër, të cilët – secili në mënyrën e vet – janë mashtrues, hipokritë dhe falsifikatorë. Ata janë të fokusuar në jetën e tyre, kur befas hapet një humnerë e madhe. Një roman për gënjeshtrat dhe të vërtetën, për familjen, falsifikimet dhe fuqinë e trillimit: një vepër arti virtuoze – komplekse, plot mistere dhe e guximshme. “Është mbresëlënëse se si romani “F” fiton ritëm dhe forcë me çdo ndryshim të perspektivës. Romani filozofik dhe ai Pageturner kurrë nuk kanë qenë kaq pranë.” Die Welt