Era e brishtë e jugut

500 L

Poezia e Llesh Murranit vjen si një surprizë e këndshme. Pasi ke lexuar poezinë e parë, për më tepër po të kesh lexuar dy-tre poezi, të lind dëshira t’i lexosh të gjitha, të mos e lëshosh më librin nga dora. Është si ...lexo më poshtë

Kategori: Letërsi shqipe, Poezi

Përshkrim

Poezia e Llesh Murranit vjen si një surprizë e këndshme. Pasi ke lexuar poezinë e parë, për më tepër po të kesh lexuar dy-tre poezi, të lind dëshira t’i lexosh të gjitha, të mos e lëshosh më librin nga dora. Është si ajo puna e verës së mirë kur pasi ke provuar një gotë të lind dëshira ta përpish gjithë kanën.

Në thelb, poezia e Lleshit është një poezi e mirëfilltë meditative. Ajo kërkon që kudo dhe te kushdo të kërkojë dhe të gjejë njerëzoren. Poeti, ashtu si Diogjeni në Greqinë e lashtë, heton, endet nga të gjitha anët, ose në të gjitha veprimet e njeriut, të gjejë të bukurën, njerëzoren. Kur e gjen, entuziazmohet si fëmijë dhe nuk e fsheh dot gëzimin, bërtet për ta trumbetuar dhe propaganduar te çdo njeri në të gjithë botën. Kur nuk e gjen nuk trishtohet, por fillon prapë kërkimin. E gjithë rruga poetike e Lleshit është një udhëtim pa fund për të gjetur të bukurën, njerëzoren.

Libra të ngjashëm

Era e brishtë e jugut

Era e brishtë e jugut

500 L

In stock