-20%

Edhe perënditë e duan lavdinë

Çmimi origjinal qe: 1000 L.Çmimi i tanishëm është: 800 L.

Edhe Perënditë e duan lavdinë, por sidomos njerëzit, pa dyshim ata, e mbi të gjitha krijuesit, një pjesë e atyre që jetojnë si në ëndërr dhe që shtyhen drejt caqeve të ...lexo më poshtë

Kategori: Letërsi shqipe, Poezi

Përshkrim

Edhe Perënditë e duan lavdinë, por sidomos njerëzit, pa dyshim ata, e mbi të gjitha krijuesit, një pjesë e atyre që jetojnë si në ëndërr dhe që shtyhen drejt caqeve të largëta, midis të pamundurës dhe shpirtërores. Kjo pjesë është diçka më tepër, më e madhe sesa vetë jeta e poetit, pasi nuk është vetëm përkujdes ndaj ditëve të jetuara, por shfaqet si një vëmendje ndaj fjalës, e cila, te Skënderi Rusi lidhet ngushtë me misterin që na prek pak a shumë të gjithëve: përse jetojmë, dhe cilin vend duhet të zërë e bukura në ekzistencën e secilit prej nesh?

Prandaj ky libër nuk është vetëm një libër, që vjen sot te lexuesi, që i përgjigjet nevojës që ka poeti për t’u ndier i domosdoshëm në jetë, është diçka më shumë. Nuk kemi të bëjmë vetëm me atë, që mund ta cilësojmë si nevoja e komunikimit poetik. Kushdo që ka jo vetëm mendimet dhe përfytyrimin e mendjes, por edhe emocionin e shpirtit, e kupton që poezia mund të këmbehet me vetë jetën, me atë ekzistencë të mbërthyer në një fluks fjalësh, që të bëjnë të duash dhe të ndiesh. Misteri, ëndrrat, lumturia dhe përjetësia, së bashku me refleksin e kundërt të gjithë këtyre: e dukshmja, makthet, palumturia dhe përkohshmëria, kështu ngjajnë të krijuara rrugët, që çelen nga lirikat e këtij libri.

Libra të ngjashëm

Edhe perënditë e duan lavdinë

Edhe perënditë e duan lavdinë

Çmimi origjinal qe: 1000 L.Çmimi i tanishëm është: 800 L.

In stock