.
Djalli komik
400 L – 800 L
Me “Djallin Komik” Zija Çela ka ndërtuar ekuivalentin fiktiv më të plotë, njëkohësisht më dërrmues dhe më parodizues të botës shqiptare. Ai e ribën realitetin sipas hierarkisë së kategorive politike, sociale e morale, për ta kthyer më pas në një parabolë ironike tronditëse, me shumësi ...lexo më poshtë
Kategori: Letërsi shqipe, Me temë shoqërore, Proza, Roman
Përshkrim
Me “Djallin Komik” Zija Çela ka ndërtuar ekuivalentin fiktiv më të plotë, njëkohësisht më dërrmues dhe më parodizues të botës shqiptare. Ai e ribën realitetin sipas hierarkisë së kategorive politike, sociale e morale, për ta kthyer më pas në një parabolë ironike tronditëse, me shumësi kontekstesh e situatash, me personazhe dhe heronj të papërsëritshëm, të cilët sado fantastikë që të duken, komunikojnë në mënyrë të mahnitshme me realitetin tonë dhe derivatet europiane.
Rrëfimi është ai që mbizotëron prozën e Zija Çelës. Rrëfim i zhdërvjellët, alegorik, meditativ, me depërtime gjuhësore në shtresime kuptimore të panjohura dhe të paprovuara për prozën tonë. Zija Çela është shkrimtar që ka njohur mundësinë e pafundme të shkrimit alegorik. Proza e tij, e dëshmuar në një sërë veprash, është arritje kulmore e letërsisë shqipe.