Ditar në vargje

1100 L

Libri “Ditar në vargje”, është një pasqyrë e botës emocionale të Eglantina Bakiut, duke shfaqur përjetimet, reflektimet dhe njohjen e saj me botëkuptimin artistik dhe jetësor të botës. Në këtë vëllim poetik gjejmë edhe ilustrime të emocioneve dhe jetës personale dhe familjare të autores, përfshirë edhe gjendjet rrethore që e ...lexo më poshtë

Kategori: Letërsi shqipe, Poezi

Përshkrim

Libri “Ditar në vargje”, është një pasqyrë e botës emocionale të Eglantina Bakiut, duke shfaqur përjetimet, reflektimet dhe njohjen e saj me botëkuptimin artistik dhe jetësor të botës. Në këtë vëllim poetik gjejmë edhe ilustrime të emocioneve dhe jetës personale dhe familjare të autores, përfshirë edhe gjendjet rrethore që e rrethojnë. Libri ndjek një rrugëtim poetik të kushtëzuar nga rrethanat, duke shpalosur një pasqyrë të pasur të botës rrethuese nëpërmjet lirizmit intim dhe emocional. Simbolika e librit përkon edhe vetë me natyrën e krijueses: Eglantina Bakiu ka një lidhje të thellë me natyrën, muzikën dhe letërsinë, të cilat shënojnë lidhjen e saj me botën ku jetojmë. Ajo i jep ngjyra të forta elementeve natyrore, muzikës dhe letërsisë përmes filtrave artistikë, që mundësojnë një interpretim të thellë dhe të ndjeshëm të ekzistencës dhe bukurisë nëpërmjet artit.

Libra të ngjashëm

Ditar në vargje

Ditar në vargje

1100 L

In stock