.
Dhimbje dhe mall
800 L
Aishe Aliçkaj, agronome në profesion, lindur në djepin e këngës e polifonike, në Dukat, rritur në një familje të madhe ku të gjithë këndojnë, shfaqet para lexuesit me vëllimin e parë poetik “Dhimbje dhe mall”.
Jeta prej emigranteje për ...lexo më poshtë
Kategori: Letërsi shqipe, Poezi, Sentimentalë
Mosha
Data e Botimit
Nr. i Faqeve
ISBN
9789928277862
Gjuha
Botues
Përshkrim
Aishe Aliçkaj, agronome në profesion, lindur në djepin e këngës e polifonike, në Dukat, rritur në një familje të madhe ku të gjithë këndojnë, shfaqet para lexuesit me vëllimin e parë poetik “Dhimbje dhe mall”.
Jeta prej emigranteje për më shumë se 20 vjet dhe dashuria për vendin e njerëzit, janë lënda e parë me të cilën është mbrujtur poezia e tij.
Është një poezi e drejtpërdrejtë, e ndjerë, tejet transparente, herë-herë me nota filozofike, një poezi që tundet në djepin folklorik, nga ku shpesh marrin udhë teknika moderne të ligjërimit dhe e bëjnë atë sa të thjeshtë, aq edhe të komplikuar, sa të qetë e ledhatuese, aq të fuqishme e denoncuese.
Duke lexuar poezitë, të shfaqet imazhi i njeriut që endet midis dashurisë e urrejtjes, gëzimit e dhimbjes, besimit e zhgënjimit, mallit e dramës shpirtërore, sa në buzë të greminës, po aq në portën e parajsës.











