.
Det i dehur
800 L
Libri është kryesisht një ode mbi natyrën dhe mbi kohën që përsëritet, mbi dashurinë për natyrën, si një dekor i ...lexo më poshtë
Kategori: Poezi, Romancë, Sentimentalë
Mosha
Data e Botimit
Nr. i Faqeve
ISBN
9789928376602
Gjuha
Botues
Përshkrim
Libri është kryesisht një ode mbi natyrën dhe mbi kohën që përsëritet, mbi dashurinë për natyrën, si një dekor i jetës sonë, në të cilën jetojmë së bashku. Por, ky dekor, në vargjet e Robert Shkurtit është në harmoni me gjendjet tona shpirtërore, me lumturinë, pikëllimin, humbjen, por, pse jo, edhe me rikthimin. I gjithë libri dëshmon për respektimin e disiplinës së këtij vargu aspak të lehtë, për aftësinë për të pikturuar një kuadër të gjallë natyre me shumë pak fjalë, ku çdo fjalë, çdo rrokje ka rëndësinë e saj dhe ku ritmi është gati i pandieshëm, por i pazëvendësueshëm. Ku nuk ndihet domosdoshmërisht nevoja e rimës, por ku ato tri vargje të kursyera 5-7-5 rrokëshe janë një imazh poetik që shprehin një botë të madhe.
***
Në ecje vitesh,
ndërrojmë fletët e kohës,
por jo zemrën.
***
I qullur hiri
kërkoj rininë e humbur.
Zemër shkrumbuar.











