.
Dekameroni
1500 L
Në këtë vepër Bokaçoja përfytyron sikur në kohën e murtajës së vitit 1348, shtatë vasha dhe tre trima fjorentinë, të ikur nga Firencja për t’i shpëtuar lëngatës, ishin tërhequr në një vilë në kodrat rrotull Firezolës, ku qëndrojnë për pesëmbëdhjetë ditë. Këtu ky grup të ...lexo më poshtë
Kategori: Klasikë, Letërsi e huaj, Me temë historike, Me temë shoqërore, Novela, Tregime
Mosha
Data e Botimit
Nr. i Faqeve
ISBN
9789928277961
Gjuha
Botues
Përshkrim
Në këtë vepër Bokaçoja përfytyron sikur në kohën e murtajës së vitit 1348, shtatë vasha dhe tre trima fjorentinë, të ikur nga Firencja për t’i shpëtuar lëngatës, ishin tërhequr në një vilë në kodrat rrotull Firezolës, ku qëndrojnë për pesëmbëdhjetë ditë. Këtu ky grup të rinjsh, për të harruar mjerimin e sëmundjes, e shkonte kohën me dëfrime e gëzime, dhe në vapëherë, për dhjetë ditë, secili, në çdo ditë, kallëzon nga një rrëfenjë. Kështu, “Dekameroni”, fjalë që në greqisht do të thotë dhjetë ditët, është një përmbledhje prej njëqind rrëfenjash mbi tema të ndryshme, disa syresh të marra nga populli, disa nga autorë klasikë e disa të tjera nga burime të Lindjes. Një pjesë, më tepër se rrëfime, janë anekdota mbi persona historikë të kohës së autorit dhe të marra nga goja e popullit.
Me “Dekameronin” Bokaçoja fitoi emrin si shkrimtar nga të radhës së parë, si prozator i përsosur, si krijuesi i rrëfenjës klasike dhe si model i kallëzimtarit të mbaruar. Me këtë vepër ai hodhi themelet e prozës italiane, e cila sapo kishte lindur dhe s’kishte marrë edhé një drejtim të qëndrueshëm.