.
Antologjia e poezisë greke (Shekulli XX)
1500 L
Poetët e parë të pasluftës kanë lindur ndërmjet periudhës midis 1913-s dhe 1928-s dhe u ushqyen me ankthet e Luftës së Dytë Botërore, pushtimit dhe Luftës Civile. Rrugëtimin e tyre e filluan gjatë dhjetëvjeçarit 1950 (disa prej tyre në moshë më të pjekur u shfaqën pak para vitit 1940), duke ...lexo më poshtë
Kategori: Antologji, Letërsi e huaj, Poezi
Mosha
Data e Botimit
Nr. i Faqeve
ISBN
9789928348036
Gjuha
Botues
Përshkrim
Poetët e parë të pasluftës kanë lindur ndërmjet periudhës midis 1913-s dhe 1928-s dhe u ushqyen me ankthet e Luftës së Dytë Botërore, pushtimit dhe Luftës Civile. Rrugëtimin e tyre e filluan gjatë dhjetëvjeçarit 1950 (disa prej tyre në moshë më të pjekur u shfaqën pak para vitit 1940), duke qëndruar në skenën letrare deri nga fundi i shekullit të 20-të. Rrugëtimi i tyre do të burojë nga zemra e kolektivitetit, por do të kapërcejë ndonjëherë edhe kufijtë e tij, edhe pse diçka e tillë do të ndodhë në një fushë mjaft të kufizuar.
Të shkurajuar nga humbja e qartë e ndërgjegjes morale pas përvojës dramatike të nazizmit, por edhe mjaft të rezervuar, ata që u integruan në gjirin e së Majtës, e cila do të luante rolin e një force rrënjësore përtëritëse dhe jetëdhënëse, folën në një gjuhë eliptike me ton të ulët, të përshtatur me kushtet kufizuese, që vazhdimisht ndienin mbi shpatullat e tyre. Shumë nga përfaqësuesit e brezit të parë të pasluftës nuk nguruan të identifikonin fatin e poezisë me fatin e një shoqërie, e cila nuk është në gjendje të çlirohet nga përgënjeshtrimi, reduktimi i vazhdueshëm i kuptimit dhe rrokullima e shfrenuar e vlerave.










