.
Pengjet e kujtesës
700 L
Libri i ri “Pengjet e kujtesës”, që Ersidi po i paraqet lexuesit, është pa dyshim një stad i ri në krijimtarinë e tij. Në vargjet e këtij libri, ka më shumë shqetësim e dashuri, më shumë sinqeritet e dhimbje, më shumë qëndresë e brishtësi, më shumë fëmijëri ...lexo më poshtë
Kategori: Letërsi shqipe, Poezi
Mosha
Data e Botimit
Nr. i Faqeve
ISBN
9789928376954
Gjuha
Botues
Përshkrim
Libri i ri “Pengjet e kujtesës”, që Ersidi po i paraqet lexuesit, është pa dyshim një stad i ri në krijimtarinë e tij. Në vargjet e këtij libri, ka më shumë shqetësim e dashuri, më shumë sinqeritet e dhimbje, më shumë qëndresë e brishtësi, më shumë fëmijëri dhe burrërim e si rrjedhojë, më shumë figuracion e ndjeshmëri artistike. “Ti hyre në jetën time si ëndërr në mesnatë,/Mes prekjeve të buta, mes dheleve të ngrohta./Godite në zemrën time me shpatë të zjarrtë,/Imazhet e turbullta dhe fjalët e ftohta./Tani pres të zgjohem nga ëndrrat e mesnatës,/Dhe të të gjej në brendësinë e fjalës.” Kjo është poezia “Ti”, që vetëm me gjashtë vargje, rreth dyzet fjalë, si një prizëm gjashtëfaqësh i cili na tregon lëvizjen, ëndërrimin, kënaqësinë, përkujdesjen, goditjen e vetvetishme të dashurisë, hutimin dhe shkrirjen e akujve të fjalëve, pritjen për të bindur veten dhe botën dhe për t’ia dhuruar lexuesit gjithë këtë vorbull përjetimesh, të kondensuar në brendësinë e fjalës poetike. Një rrëfim, një metaforë e plotë, njëqind ngasje e përjetime, që e shoqërojnë për shumë kohë lexuesin e vëmendshëm.