.
Miti i djallit
Nga: Shyqyri Mollaj
1600 L
Ky roman ka pothuajse të gjitha tiparet dhe nuancat e një trilleri. I shkruar nga një autor me përvojë të gjatë në fushën e prozës, ka një harmoni kompozicionale dhe linja të qarta e të përmbyllura narracioni. Një narracion i përbërë prej shumë nyjëzash të cilat ruajnë kohezionin e ...lexo më poshtë
Kategori: Letërsi shqipe, Roman, Thriller
Mosha
Data e Botimit
2023-02-28
Nr. i Faqeve
384
ISBN
9789928376381
Gjuha
Shqip
Botues
Botimet Toena
Përshkrim
Ky roman ka pothuajse të gjitha tiparet dhe nuancat e një trilleri. I shkruar nga një autor me përvojë të gjatë në fushën e prozës, ka një harmoni kompozicionale dhe linja të qarta e të përmbyllura narracioni. Një narracion i përbërë prej shumë nyjëzash të cilat ruajnë kohezionin e një vepre solide, që përveç rrëfimtarisë, karakterizohet nga digresionet dhe mesazhet, si dhe nga intensiteti emocional, që e mbajnë lexuesin të lidhur pas faqeve të këtij libri deri në përfundimin e tij. Në hapësirat e këtij romani qarkullojnë tipa të ndryshëm të jetës, me profile interesante dhe të spikatura bukur artistikisht, me histori vuajtjesh, por edhe me çaste të bukura dhe idilike dashurie, me plane dhe zhgënjime.
Edhe pse kronotopi (vendkoha) i romanit “Miti i djallit” është i përcaktuar: vendi Amerika me njerëzit e saj dhe koha – e sotme, ky libër merr vlera universale dhe komunikon mirëfilli me lexuesit e çdo vendi a shoqërie njerëzore.