.
Kënga popullore qytetare e Elbasanit
1500 L
Rasti i këtij studimi nga studiuesi Kastriot Tusha, njëherazi i përfshirë në mësimdhënien akademike dhe kërkimin shkencor, por edhe tenor operistik dhe interpretues i këngës, posaçërisht edhe i këngës popullore qytetare, është ngritur mbi këto premisa dhe synon kontribute me vlerë në shqyrtimin ...lexo më poshtë
Kategori: Monografi
Mosha
Data e Botimit
Nr. i Faqeve
ISBN
9789928376015
Gjuha
Botues
Përshkrim
Rasti i këtij studimi nga studiuesi Kastriot Tusha, njëherazi i përfshirë në mësimdhënien akademike dhe kërkimin shkencor, por edhe tenor operistik dhe interpretues i këngës, posaçërisht edhe i këngës popullore qytetare, është ngritur mbi këto premisa dhe synon kontribute me vlerë në shqyrtimin e lëndës që ai ka bërë objekt studimi. Për më tepër, edhe përkatësia e tij nga treva e këngës që ai ka marrë në shqyrtim, ia lehtëson vendosjen e objektit të studimit në një kontekst sa më funksional, sepse ajo njohje vjen e bashkëshoqëruar me informacionin organik që ai zotëron si frymë e si dije qoftë për muzikën, por sidomos aspektet kulturore dhe frymën ku është ngjizur ai lloj muzikor.
Materiali tejet i gjerë që sillet përmes studimit, lehtëson dhe mundëson zhvillimin e kompetencës muzikore të çdo individi, duke qenë i vlefshëm edhe për grupmosha të caktuara shkollore për të cilat formimi muzikor është një ndër përbërësit e rëndësishëm të formimit të tyre estetik. Për gjithë vlerat që punimi bart, botimi i tij do të nxisë e ushqejë kërshërinë e lexuesit të grupmoshave të ndryshme, e po ashtu të trevave të ndryshme të Shqipërisë, të cilët do të kenë mundësinë të kenë në dorë një material të vlefshëm për formimin e tyre kulturor, muzikor dhe estetik.