Djali i keq që unë dua

1000 L

Kiara, në vitin e fundit të liceut në Romë, është vajza klasike e mbarë. Historia e saj me Tomason, një djalë më i madh se ajo, mori fund në mënyrën më të keqe: e pasigurt, ajo nuk arrin t’i jepet plotësisht dhe ai e lë duke e poshtëruar në sy ...lexo më poshtë

Përshkrim

Kiara, në vitin e fundit të liceut në Romë, është vajza klasike e mbarë. Historia e saj me Tomason, një djalë më i madh se ajo, mori fund në mënyrën më të keqe: e pasigurt, ajo nuk arrin t’i jepet plotësisht dhe ai e lë duke e poshtëruar në sy të shokëve të tij. Pak ditë më pas, Kiara njeh Çezaren: i gjatë, fizik atleti, flokë të zinj dhe sy të thellë e pak melankolik. Por Çezare është i rrezikshëm po aq sa edhe tërheqës. Në gjoks ka një tatuazh gjembash, që kapërthehen mes tyre, simbol i mbylljes së tij ndaj dashurisë.

Kiara tërhiqet prej tij, por kërkon edhe t’i qëndrojë larg. Edhe Çezare, i cili fsheh brenda tij plagë të vjetra, do të donte t’i qëndronte larg, por tundimi është mjaft i fortë. Fillon kështu një histori dashurie në sfondin e Romës, po aq mahnitëse sa edhe dashuria mes dy të rinjve.

Libra të ngjashëm

Djali i keq që unë dua

Djali i keq që unë dua

1000 L

In stock