.
Urrejtja gjysma e hakmarrjes
1000 L
“Urrejtja, gjysma hakmarrjes” është një roman policor, në dukje të parë, por që mban peshën më të madhe të një romani thriller historik, që endet mes të shkuarës dhe të tashmes, midis hakmarrjes dhe detyrës, midis dashurisë dhe urrejtjes. Autori rreket të na japë nga fillimi në fund ...lexo më poshtë
Kategori: Bashkëkohorë, Histori, Letërsi e huaj, Policorë, Roman, Thriller
Mosha
Data e Botimit
Nr. i Faqeve
ISBN
9789928277022
Gjuha
Botues
Përshkrim
“Urrejtja, gjysma hakmarrjes” është një roman policor, në dukje të parë, por që mban peshën më të madhe të një romani thriller historik, që endet mes të shkuarës dhe të tashmes, midis hakmarrjes dhe detyrës, midis dashurisë dhe urrejtjes. Autori rreket të na japë nga fillimi në fund një histori moderne me detektivë në zbardhjen e vrasjes, duke bërë një paralelizëm midis dy ngjarjeve të rëndësishme që kanë tronditur Greqinë në një kohë të largët dhe të afërt, atë të datës 21 prill 2013, kur u vranë dhe iu prenë kokat në mënyrë të tmerrshme dy anëtarëve të Trojkës në një hotel qendror të Athinës (ngjarje e trilluar), që sipas kalendarit Gregorian, kjo datë përputhej me datën e Masakrës së Dhilesit para 143 vjetësh, domethënë më 21 prill të vitit 1870, të Enjten e Madhe. Kjo ngjarje mori shkas kur vëllezërit Arvanitaki, një nga bandat më famëkeqe të shekullit XIX, të kryesuara dhe drejtuara nga kryebanditi Tako Arvanitaki, përbëhej nga 21 persona, të armatosur deri në dhëmbë dhe që ndiqeshin nga ligji për disa vrasje dhe vjedhje, morën peng lord Mankasterin e Britanisë, Frederik Vainerin, si dhe një grup turistësh anglezë, teksa ishin duke vizuar qytetin e Marathonës në Greqi.
Kjo ngjarje e rëndë, sipas historisë, për pak sa nuk shkaktoi luftë. Kriza u shmang vetëm pasi Greqia ndërmori një fushatë në shtypjen e bandave që vepronin në territorin e saj.