.
Apoteoza
1000 L
Poeti Eqerem Canaj, me vëllimin poetik “Apoteoza”, vjen sërish i freskët e i
palodhur. Lundërtari kokëshkretë i furtunës, këtë radhë vjen disi më meditativ;
herë-herë i marrosur prej një bukurie fëmijërore, herë shpirtlënduar nga vdekja
e një fëmije, në logun hapësinor, e më shpesh i zemëruar e me dëshirë ...lexo më poshtë
Kategori: Letërsi shqipe, Poezi
Mosha
Data e Botimit
Nr. i Faqeve
ISBN
9789928277671
Gjuha
Botues
Përshkrim
Poeti Eqerem Canaj, me vëllimin poetik “Apoteoza”, vjen sërish i freskët e i
palodhur. Lundërtari kokëshkretë i furtunës, këtë radhë vjen disi më meditativ;
herë-herë i marrosur prej një bukurie fëmijërore, herë shpirtlënduar nga vdekja
e një fëmije, në logun hapësinor, e më shpesh i zemëruar e me dëshirë aspak
delikate për të mbuluar mbrapshtinë me pelerinën e kaltër të poezisë.
Në këtë vëllim poeti është aq i sinqertë, saqë gjithkush që di të lexojë sadopak
poezi, është në gjendje të radiografojë mushkëritë e tij të gjera poetike; të dëgjojë
përhumbshëm zhurmërimën e frymëmarrjes së tyre, ku shkrihen në një zhaurinë
të largët era e Mesaplikut, dihatja e shtangur e dashurisë dhe gumëzhima e
ngatërruar e kohës që jetojmë.