Misionarët

2000 L

Ndërsa lexojmë librin “Misionarët” na duket sikur dëgjojmë gjithherë thirrjen “Le t’u trashëgojmë brezave pjesët më të ndritshme të jetës sonë, të cilat i zbuluam në kohë të vështira, sidomos në çastet më kritike. Le të njihen pasardhësit tanë edhe me gabimet e fajet tona, që në shumicën e ...lexo më poshtë

Përshkrim

Ndërsa lexojmë librin “Misionarët” na duket sikur dëgjojmë gjithherë thirrjen “Le t’u trashëgojmë brezave pjesët më të ndritshme të jetës sonë, të cilat i zbuluam në kohë të vështira, sidomos në çastet më kritike. Le të njihen pasardhësit tanë edhe me gabimet e fajet tona, që në shumicën e rasteve shkamë ndër ta të ngucur nga rrethana të gjithfarëllojshme, por edhe sepse nuk dinim se ç’bënim. Le t’u shpjegojmë fëmijëve tanë, përmes rrojtjes sonë, se bindja për mrekullinë e virtytit (të së mirës, e pranuar dhe e dhuruar në mënyrë të vullnetshme), si dhe vetëdija për pasojën e vesit (e së keqes, të shmangur pa bujë dhe pa e lënduar atë) na orientojnë drejt përsosjes. Le ta shqyrtojnë gjithnjë edhe më mirë, sidomos ata që do të vijnë kohë pas kohe, të vërtetën e madhe, se GJITHËSIA jonë, pambarimisht në gjerësi dhe në thellësi, rezervon përherë vlera të pafundme për njerëzimin.
Kjo pafundësi hapësinore dhe lëndore, na jep zemër, i jep forcë dhe shpresë dëshirës sonë të bukur, jo vetëm për të kërkuar dhe zbuluar pareshtur dhuntitë e kësaj GJITHËSIE, por që të kemi edhe meritën për t’u renditur nëpërmjet mundit tonë krijues si shëmbëlltyra të këtyre dhuntive. Përpjekjet tona të amshueshme (mendimi ynë i mbarë dhe djersa jonë e hirshme) në kërkim, zhvillim dhe zbatim të përhershëm të vlerave të panumërta ripërtëritëse, i japin kuptim jetës sonë tokësore, i japin kuptim të madhërishëm vazhdimësisë së jetës së njerëzimit”.
Sa mund e djersë i duhet njeriut që të ndërtojë jetën e vet të mbarë!
  

Libra të ngjashëm

Misionarët

Misionarët

2000 L

In stock